Ylli i Manchester United, Brandon Williams është fotografuar duke thithur oksid azoti pranë terreneve stërvitore të klubit.
Mbrojtësi i krahut 22-vjeçar, i cili nuk ka arritur të depërtojë në ekipin e parë këtë sezon, është filmuar duke thithur substancën në makinën e tij – Mercedes Brabus.
Në videon e publikuar nga The Sun, ai duket se ia kalon substancën një pasagjeri në makinë, ndërsa është filmuar nga një automjet tjetër.
Substanca nuk është e paligjshme për t’u përdorur, por është e paligjshme për t’u shpërndarë sipas ligjeve në fuqi të Britanisë së Madhe.
Por, qeveria planifikon të ndryshojë ligjin , i cili njihet edhe si ‘hippy crack’, dhe ta ndalojë atë plotësisht, si pjesë e një legjislacioni të ri për të luftuar substancat ilegale.
Williams, i cili ka lindur në Mançester, ka luajtur vetëm pesë minuta nën urdhrat e trajnerit Erik ten Hag këtë sezon.
Marrja e atyre substancave, veçanërisht në mënyrë të përsëritshme, mund të pengojë aftësinë e tij në fushë. Nuk ka dyshim se Ten Hag nuk do të jetë i impresionuar nga kjo.
Ka spekulime se ai mund të transferohet ose të huazohet te Middlesbrough pas paraqitjeve të tij të kufizuara për klubin këtë sezon.
*Oksidi i azotit u jep përdoruesve një energji të përkohshme – nganjëherë duke çuar në të qeshura – dhe mund të shkaktojë halucinacione dhe deformime të zërit. /Telegrafi/