Telegrafi

Braktisën vajzën e tyre, arrestohen prindërit nga veriu i Mitrovicës

Policia ka njoftuar se në rrugën Kollashinska në veri të Mitrovicës, dje ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kishin braktisur vajzën e tyre.

“Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit kanë braktisur vajzën e tyre viktimën femër kosovare”, njofton policia.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/