Policia ka njoftuar se në rrugën Kollashinska në veri të Mitrovicës, dje ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kishin braktisur vajzën e tyre.
“Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit kanë braktisur vajzën e tyre viktimën femër kosovare”, njofton policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/