Policia e Kosovës njofton se Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bubë të Zubin Potokut, të enjten në ora 08:15.
“Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara”, thuhet në raport.
Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor. /Telegrafi/