Site icon Telegrafi

Braithwaite ‘shokon’ Barcelonën, kërkon numrin 10 nëse Messi largohet

Fanella me numrin 10 e Lionel Messit te Barcelona mund të jetë e lirë në këtë verë.

Nëse argjentinasi dëshiron të largohet nga klubi, tashmë ka një lojtar që dwshiron ta ketë veshur numrin 10 në edicionin e ri në Camp Nou.

Sipas “20 minutos”, Martin Braithwaite ka kërkuar që t’i jepet fanella me numrin 10 nëse Messi largohet nga klubi.

Danezi aktualisht mban numrin 19, ndërsa para gjashtë muajsh erdhi nga Leganes, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2024.

Në Leganes, Braithwaite kishte fanellën me numër 25 dhe në fund fanellën me numrin 7.

Numrin 10 ai e ka mbajtur sa ishte te Middlesbrough./Telegrafi/

Exit mobile version