Martin Braithwaite ka reaguar rreth lajmeve në mediat Spanjolle se i ka kërkuar Barcelonës numrin 10 në rast se Lionel Messi largohet.
Tashmë është konfirmuar se ylli argjentinas e dëshiron largimin nga skuadra katalunase si lojtar i lirë pas 20 vitesh qëndrimi në Camp Nou.
Por, Braithwaite ka thënë se ai nuk ka kërkuar një gjë të tillë dhe do ishte mosrespekt nga Barcelonës dhe vetë Mesit.
“Çfarë mendojnë njerëzit në kokat e tyre? Natyrisht se unë nuk kam kërkuar numrin 10 të Messit”, ka thënë danezi për BT Sport.
“Do të ishte diçka mosrespektuese. Unë mendoj që persona që vijnë me këso ide, nuk ka respekt as për vetën”.
“Shumë gjëra po shkruhen për Messin, mirëpo nuk e di çfarë po ndodhë. Unë mund të them se ai është një lojtar fantastik”, ka shtuar më tej Braithwaite.
Messi është duke e kërkuar kalimin te Manchester City, mirëpo Barcelona i kërkon 700 milionë euro, aq sa është klauzola e tij. /Telegrafi/