Site icon Telegrafi

Braida drejt largimit nga Barcelona

CAGLIARI, ITALY - JANUARY 06: AC Milan Sporting Director, Ariedo Braida during the Serie A match between Cagliari and Milan at Stadio Sant'Elia on January 6, 2011 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Ish drejtori i Milanit, Ariedo Braida, mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. 

Sipas Mundo Deportivo, pozita e Braidas është në rrezik pasi që në klub janë emëruar dy fytyra të reja dhe njëra prej tyre është babai i Bojan Krkic, ish futbollistit të Milanit dhe Romës.

71-vjeçari erdhi te Barca në sezonin 2014-15, duke e ndihmuar klubin që nga ajo kohë të fitojë tripletën në sezonin e parë.

Pastaj Barcelona e kishte fituar edhe Ligën e Spanjës dhe Kupën e mbretit pastaj.

Puna e tij ka hasur në vështirësi pas verës se dobët të Barcelonës me blerje.

Para se të kalonte te Barca, Braida kishte kaluar 27 vite te Milani, si menaxher gjeneral në vitet 1986 deri 2013.

Barcelona pritet që këtë afat kalimtar të kërkojë blerjen e ndonjë ylli. /Telegrafi/

Exit mobile version