Site icon Telegrafi

Brahim Diaz, blerja e janarit te Real Madridi

MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 01: Brahim Diaz of Manchester City scores his team's second goal during the Carabao Cup Fourth Round match between Manchester City and Fulham at Etihad Stadium on November 1, 2018 in Manchester, England. (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

I riu i Manchester Cityt, Brahim Diaz, pritet të jetë nënshkrimi të ardhshëm i Real Madrid, pasi kontrata e tij me klubin nga Liga Premier do të përfundojë më 30 qershor.

Spanjolli ka vendosur të mos rinovojë me Manchester Cityn dhe kampionët evropianë janë të gatshëm të lëvizin.

City ka tentuar të bindë 19-vjeçarin që të rinovojë marrëveshjen e tij prej disa muajsh, por ai është i vendosur ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Brahim Diaz . (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Lojtari më 1 janar mund ta nënshkruajë kontratën e re.

Spanjolli pritet të mbërrijë në Madrid në fund të sezonit, por nuk është përjashtuar që klubi mund të negociojë një marrëveshje në janar me një tarifë të ulët, shkruan Marca.

Brahim u transferua në Manchester në janar të vitit 2014 kur në vetëm 14 vjeç duke ardhur nga Malaga.

Brahim Diaz . (Photo by Matthew Lewis/Getty Images)

Katër motrat e tij, nëna dhe babai lëvizën me të në Manchester.

Ai së bashku me Jadon Sanchon dhe Phil Foden ishin talentet më të mëdha të akademisë. /Telegrafi/

Exit mobile version