Telegrafi

Bradley Cooper e mbështet Irina Shayk në romancën e re me Kanye West: Ai dëshiron që ajo të jetë e lumtur

Kur është fjala për romancën e re të Irina Shayk me Kanye West, Bradley Cooper, nuk ka asgjë për të shtuar vetëm se t’i urojë fat ish-partneres së tij.

“Bradley do jetë shumë përkrahës për këdo që Irina zgjedh – ai dëshiron që ajo të jetë e lumtur”, ka thënë një burim për Us Weekly pas raportimeve për lidhjen e re të tyre.

Cooper, 46 vjeçar dhe Shayk, 35 vjeçe, kanë filluar të takohen në vitin 2015 dhe mirëpritën vajzën e tyre të vetme, Lea De Seine, në mars të vitit 2017.

Bradley Cooper, Irina Shayk dhe Kanye West (Foto: Shutterstock)

Çifti u ndanë në vitin 2019 por kanë qëndruar në jetët e njëri-tjetrit për shkak të vajzës së tyre.

Lexo po ashtu Kim Kardashian nuk u befasua për romancën e re të Kanye West me Irina Shayk: Ata biseduan për këtë

“Bradley dhe Irina nuk janë vetëm në marrëdhënie të mira si bashkëpunëtorë, ata janë gjithashtu të afërt si miq dhe ndajnë gjëra personale me njëri-tjetrin”, shtoi burimi.

Kim dhe Kanye (Foto: Getty Images)

Us Weekly konfirmoi të mërkurën, 9 qershor, se modelja po takohet me West, 44 vjeçar.

Disa imazhe të publikuara nga DailyMail të mërkurën treguan se dyshja po kalonin kohë të mirë së bashku në Francë, katër muaj pas ndarjes së reperit nga Kim Kardashian.

Kardashian nga ana tjetër gjithashtu e ka miratuar romancën e re të ish-partnerit me modelen ruse, madje ylli i “Keeping Up With the Kardashians” e dinte edhe më herët për marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid/DailyMail)