Në ndarjen e çmimeve Golden Globe këtë vit, u shfaq edhe Brad Pitt, i cili kishte bërë një model të ri të flokëve.
Aktori i njohur i ka shkurtuar flokët e gjata bionde që i kishte mbajtur në vitet e fundit. Flokët i kishte të shkurtuara mjeshtërisht anash, ndërsa pjesa e sipërme e flokëve ishte pak më e gjatë.
Shumëkush e ka pëlqyer këtë ndryshim dhe disa e krahasuan me stilin e flokëve që mbante në vitet e nëntëdhjeta.
Brad Pitt ages like the finest wine pic.twitter.com/tKYmKXdWOL
— lipton (@lipton123) January 11, 2023
“Ai nuk plaket fare”; “Brad Pitt është një Benjamin Button i vërtetë”; “A ka mundësi të jetë 59 vjeçar”; “Nuk është dukur kurrë më mirë” – janë vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.
59 años tiene.
Lo de Brad Pitt en los Globos de Oro es escandaloso. pic.twitter.com/Zo3cu1hkB0
— Jordi de Niro (@jordi_niro) January 11, 2023
Pitt ishte ulur në tavolinë me bashkëpunëtoren nga filmi “Babylon”, Margot Robbie dhe dyshja kaluan shumë mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze.
Brad Pitt and Margot Robbie at the #GoldenGlobes 🥹🤍 pic.twitter.com/8FBvirA7Vy
— Brad Pitt and Margot Robbie (@pittandrobbie) January 11, 2023
Pavarësisht pritshmërive dhe spekulimeve, aktori nuk u paraqit në ceremoni me të dashurën e re Ines de Ramon, me të cilën festoi ditëlindjen e tij të 59-të, por edhe e priti vitin 2023 në një resort meksikan. /Telegrafi/