Telegrafi

Brad Pitt thuhet se ka flirtuar me të ndjerën Paula Yates

Ylli i Hollywoodit, Brad Pitt, me sa duket kishte një dashuri të madhe për të ndjerën, prezantuesen dhe autoren, Paula Yates.

Sipas mikut të Yates, Gerry Agar Fennell, aktori i “Fight Club” ishte i ‘magjepsur’ pas saj dhe se të dy kishin një marrëdhënie ‘flirtuese’.

“Paula tha se Brad i dha unazën si një ‘shenjë respekti dhe dashurie për të’. Ajo më tha se kishte shumë flirt dhe ai i tha asaj se e adhuronte. Mbaj mend që Paula ishte e lumtur për kohën e tyre së bashku”, tha Fennell për Daily Mail.

Brad Pitt (Foto: Jason Merritt/Getty Images)

Yates vdiq 21 vjet më parë në moshën 41 vjeçe nga një mbidozë e drogës. Një nga njerëzit e fundit që e pa para vdekjes së parakohshme, ishte këngëtarja Lily Allen, e cila ishte 15 vjeçe në atë kohë.

Lily tha se Yates ‘po hante atë që do të rezultonte të ishte një nga vaktet e saj të fundit – sigurisht e fundit në publik – para se të tepronte me heroinë’.

Lexo po ashtu Këngëtarja Andra Day hedh poshtë thashethemet për një lidhje dashurie me Brad Pitt

“Ajo u bashkua në drekë nga një djalë që të gjithë e dinim se ishte një tregtar heroine. Ata u larguan së bashku. Ishte pamja më e trishtë”, shtoi ajo.

Paula Yates (Foto: Getty Images)

Pitt këtë kohë u përfol për një lidhje dashurie me Andra Day, gjë të cilën e ka hedhur poshtë vet këngëtarja.

Artistja e “Rise Up”, 36 vjeçe, hodhi poshtë të gjitha aludimet se ajo dhe Pitt kishin shkëmbyer numrat e telefonit në ceremoninë e ‘Oscars’ të këtij viti – duke thënë se ‘nuk e ka takuar kurrë’ yllin 57-vjeçar. /Telegrafi/