Telegrafi

Brad Pitt fiton Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, Laura Dern për aktoren dytësore

Brad Pitt(Foto: Rachel Luna/Getty Images/Guliver)

Brad Pitt është fitues i çmimit Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor për portretizimin e Cliff Booth në filmin e Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time… in Hollywood”.

Pasi i thuri lëvdata regjisorit dhe kolegut në këtë film, Leonardo DiCaprio, ai çmimin ua dedikoi gjashtë fëmijëve të tij nga lidhja me Angelina Jolie.

56-vjeçari e ka fituar një çmim Oscar në vitin 2013 si producent i filmit “12 Years a Slave”.

Brad Pitt (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Konkurrentët për çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor
Brad Pitt, Once Upon a Time…in Hollywood
Al Pacino, The Irishman
Joe Pesci, The Irishman
Anthony Hopkins, The Two Popes
Tom Hanks, A Beautiful Day in the Neighborhood


Në kategorinë për aktoren më të mirë në rol dytësor triumfoi Laura Dern për rolin e saj në filmin “Marriage Story”.

Laura Dern (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Konkurrentët për çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor
Laura Dern, Marriage Story
Florence Pugh, Little Women
Margot Robbie, Bombshell
Kathy Bates, Richard Jeëell
Scarlett Johansson, Jojo Rabbit


/Telegrafi/