Telegrafi

Brad Pitt dhe e dashura e tij e re, Ines de Ramon planifikojnë të kalojnë natën e Vitit të Ri së bashku

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë duke shijuar një romancë të re dashurie.

Një burim i tha People të premten se dyshja “po planifikojnë të kalojnë natën e Vitit të Ri së bashku”.

Burimi, i cili është i afërt me ish-gruan e Paul Wesleyt theksoi: “Ines tha që Brad është shumë i ëmbël”.

Ines de Ramon (Foto: Twitter)

Ndërkohë, një burim tjetër e hodhi poshtë këtë romancë, duke thënë: “Nuk është ende serioze, por ai është rehat dhe ata po argëtohen së bashku”.

Pitt, 58 vjeçar, thuhet se është në lidhje me Ramon, 29 vjeçe, prej disa muajsh.

Lexo po ashtu Brad Pitt në lidhje të re? Aktori fotografohet në çaste të afërta me ish-gruan e Paul Wesleyt

Një burim i tha më parë People se çifti i ri “u takuan përmes një miku të përbashkët”.

Brad Pitt (Foto: Wire Image)

Të dy u panë së bashku për herë të parë në publik në një koncert Bono në nëntor.

Fotografitë treguan se Pitt dhe Ramon u bashkuan nga Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn për takimin e grupit në Los Angeles.

De Ramon ishte i martuar me Paul Wesley nga 2019 deri në 2022

Ylli i “Once Upon a Time … in Hollywood” shihej në imazhe duke u kapur për dore me yllin e fitnesit, në një moment, duke vendosur duart mbi supet e saj.

Ai më parë ka qenë i përfolur për një lidhje me modelen Emily Ratajkowski, e cila tani është parë disa herë me komedianin Pete Davidson. /Telegrafi/

Brad Pitt (Foto: Getty Imges)