Site icon Telegrafi

Braathu, për zgjedhjet e Serbisë: Gjithçka është bërë në koordinim me Prishtinën e Beogradin (Video)

Shef i ri në OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, është deklaruar për zgjedhjet presidenciale të Serbisë që po mbahen në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij në veri të vendit, në një prononcim për media Braathu ka thënë se situata është e qetë e se numri i votuesve është i kënaqshëm.

Ai këtë proces zgjedhor e quajti proces të grumbullimit të votave. Ndërsa, shtoi se çdo gjë është në koordinim me Beogradin dhe Prishtinën.

Më herët, zëdhënësi i OSBE-së, Senad Shaboviq, ka thënë se votimi po kalon pa probleme dhe se nuk ka parregullsi të theksuara. Mirëpo, Telegrafi raporton se në veri, në disa vendvotime, janë parë edhe pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe.

Nga gjithsej 90 vendvotime që do të jenë në Kosovë, 30 prej tyre janë në komunat veriore të vendit, përkatësisht në veri të Mitrovicës – 11, Zveçan – 7, Zubin Potok – 7 dhe në Leposaviq – 5 vendvotime. /Telegrafi/

Exit mobile version