“Të mësojmë si të fitojmë dhe kursejmë më shumë”, është motoja e sivjetshme e aktivitetit tashmë tradicional “Java Ndërkombëtare e Parasë”, e cila organizohet nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Ceremonia e hapjes së këtij aktiviteti me karakter ndërkombëtar e cila shënohet në gjithë botën, do të nis sot (9 mars) në orën 14:00 në objektet e Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe do të vazhdoj më nga e hëna, deri të premten me aktivitete që do shënohet.
Gjatë kësaj hapjes së ceremonisë ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti do të flasë për rëndësinë e parasë, por edhe rreth zhvillimeve të fundit të sektorit financiar në Kosovë. /Telegrafi/