Telegrafi

BQK presion Trustit

Drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) së fundi kanë rritur presionet ndaj anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK), nga të cilët po kërkojnë një departament për aset-menaxherët, cilët do të kontrollonin qasjen e riskut dhe investimeve.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, kërkesa për krijimin e këtij departamenti është shprehur si shqetësim nga anëtarët e Bordit të Trustit gjatë raportimeve para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.

“Një zyrtar i lartë në BQK ka dërguar vazhdimisht email-a, ku kërkesa e tij ka qenë që brenda Trustit të krijohet një departament i veçantë për aset-menaxherët që do të merrej me rritjen e menaxhimit të riskut të investimeve në tregjet financiare ndërkombëtare”, ka thënë ky burim i gazetës. /Telegrafi/