Banka Qendrore Evropiane (BQE), pritet të vendosë sot nëse do të vazhdojë ose jo kreditë emergjente për bankat greke. Vendimi do të vijë pasi Qeveria e Greqisë ka kërkuar nga parlamenti i saj që të votohet për braktisjen e programit të kursimit të premten.
Të hënën në mbrëmje, Greqia ka refuzuar planin për vazhdimin e ndihmës prej 240 miliardë eurosh nga kreditorët ndërkombëtarë. Qeveria e Greqisë ka thënë se kushtet e Eurogrupit janë “absurde” dhe “të papranueshme”.
Greqia do që ta zëvendësojë paketën e ndihmës me një kredi të re, e cila, siç thotë, do t’i jepte kohë për të gjetur zgjidhje të përhershme të krizës së borxheve.
Por, vendet e Eurozonës kanë refuzuar. /Telegrafi/