Site icon Telegrafi

BQE: Pandemia e COVID-19 po rrezikon stabilitetin financiar të Eurozonës

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, ndikimi i pandemisë së COVID-19 në ekonominë e Eurozonës ka qenë i rëndësishëm, duke rritur dobësitë themelore financiare të zonës.

Rishikimi i Stabilitetit Financiar për muajin maj, nga BQE-ja sugjerohet që përgjigjja fiskale e qeverive të Bashkimit Evropian ndaj pandemisë mund të shtronte pyetje mbi aftësinë e tyre për të shlyer borxhet dhe mund të ngjallte kërcënimin e vendeve që të lënë monedhën e përbashkët, përcjell Telegrafi.

“Pandemia ka shkaktuar një nga kontraktimet më të mprehta ekonomike në historinë e fundit, por masat e gjera të politikës kanë shmangur një shkrirje financiare. Sidoqoftë, pasojat e pandemisë në perspektivat e përfitimit të bankës dhe financat publike afatmesme do të duhet të adresohen, në mënyrë që sistemi ynë financiar të mund të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike”, tha nënkryetari i BQE-së, Luis de Guindos.

Shumë vende kanë ndërprerë adresimin e borxheve të tyre për vite me radhë, ndërkohë që bankat po përpiqen të mbeten fitimprurëse dhe ndërkohë që BQE-ja mban normën e saj të rifinancimit me një normë të ulët dhe i ngarkon huadhënësit me norma negative interesi. /Telegrafi/

Exit mobile version