Telegrafi

BPV në Maqedoni ka shënuar rënie për shkak të përmbytjeve dhe krizës politike

Përmbytjet në Shkup dhe kriza politike janë arsyet që ekonomia e Maqedonisë do reduktohet në Bruto Prodhimin Vendor (BPV) të këtij viti, kështu që në vend parashikimeve 3.7 përqind, do të arrijë 2.1 përqind, njofton Komisioni Evropian në parashikimin ekonomik për shtetet anëtare dhe kandidate në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, sipas Komisionit Evropian, BPV pritet të përjetojë rritje solide gjatë viteve që vijnë nga 3.2 përqind në vitin 2017.

Komisioni Evropian pret rritje të investimeve pas zgjedhjeve të dhjetorit, por tha se në mes të krizës së zgjatur politike, ekonomia e vendit është zgjeruar me një ritëm më të ngadaltë në gjysmën e parë të vitit 2016. Gjithashtu thuhet se “rritja e prodhimit është parashikuar të rritet bazuar në rritjen e investimeve në 2017, si dhe konsumin e fuqishme familjar, me kusht që kriza politike të përfundojë.

Nga Brukseli parashikojnë se do të rritet borxhi publik, i cili këtë vit arriti 40.5 përqind, kurse në dy vitet e ardhshme, sipas KE do të rritet në 43 përqind.

Pritet që konsumi familjar të rritet në mënyrë të qëndrueshme, por me një ritëm më të ngadaltë, me fitime në punësim dhe neto-pagat. Remitancat mbeten vetëm pak mbi nivelin e vitit 2015, kurse oreksi i qeverisë për rritjen e ad-hoc transfereve dhe subvencioneve të reduktohet. /Telegrafi/