Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas (BPRM) kërkon që të mbyllen të gjitha çështjet e hapura me Bullgarinë, por pa ndonjë kompromis me interesat kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për BPRM-në, mbyllja e çështjeve të hapura me fqinjët paraqet një sinjal tepër pozitiv, por jo të ketë kompromis për identitetin kombëtar dhe hostorinë e Maqedonisë.
Kjo parti pret që në marrëveshjen e fqinjësisë së mirë ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë të përfshihen edhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari.
Njiherit, BPRM-ja pyet se si u mirëprit ardhja e Toma Nikoliqit në Zebërnjak dhe Kajmakçallan, e nga ana tjetër quhet provokim ardhja e Borisovit për Ilindenin./Telegrafi/