Site icon Telegrafi

BPRM organizon konferencë për pagesa dhe infrastrukturë të tregut

Konferencë e dhjetë jubilare për pagesa dhe infrastrukturë të tregut: ‘Nxitësit e integrimit të pagesave në Evropë-risi dhe bashkëpunim’, prej sot deri më datën 7 të këtij muaji do të mbahet në Ohër nën organzim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të Holandës dhe Portugalisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca do të përfshijë tema përfmes të cilave ligjëruesit do të përqëndrohen në inovacionet në fushën pagesore, teknologjinë financiare, valutat digjitale, siguria e pagesave, zhvillimi i infrastrukturës për rregullimin e letrave me vlerë, si dhe për rregullativën e re në fushën pagesore në BE, njofton AIM

Në konferencën jubilare është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, gjegjësisht nga Banka Evropiane Qendrore, nga banka ndërkombëtare dhe depozitues ndërkombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version