Telegrafi

Boutaris: Zaev nuk ka ide nacionaliste sikur Gruevski, ai dëshiron kompromis

Kryetari i Selanikut, Yiannis Boutaris, i cili ishte për vizitë në Maqedoni, ka dhënë intervistë për gazetën austriake “Kurier” gjatë vizitës së tij në Vjenë, ku gazetarja thekson se Boutaris është i angazhuar edhe për zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonsië dhe Greqisë.

“Kryetari i ri i Qeverisë, Zoran Zaev nuk ka ide nacionaliste si paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski, i cili ishte një fatkeqësi e madhe për vendin. Zaev dëshiron kompromis për emrin: Republika Maqedonia e Re ose Maqedonia Veriore. Greqia asnjëherë nuk do të pranojë emrin Republika e Maqedonisë”, thotë kryetari i Selanikut.

Siç shkruan “Kurier”, Boutaris vlerëson se me zgjidhjen për emrin do të hapej rruga e Maqedonisë drejt NATO-s dhe Maqedonia do të mund të gjejë identitet të ri për vetë shtetin dhe qytetarët e tij.

Paraprakisht, në pyetje të partisë opozitare Nea Dimokratia, Boutaris nëpërmjet një letre sqaroi se komuna e Selanikut nuk udhëheq politikë të jashtme dhe se përkrah emër kompleks për Maqedoninë./Telegrafi/