Arsenali ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen ndaj Bournemouthit e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery i është kthyer fitores pas tri barazimeve radhazi, teksa ia ka shkaktuar humbjen e tretë me radhë Bournemouthit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Joshua King (45+) për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënuan Jefferson Lerma (30′, OG) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (67′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Aubameyang dhe King, të cilët u vlerësuan me notë 7.5, ndërsa notë më e ulët shkoi për Dan Gosling, që u notua me 5.9.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të mira duke u notuar me 7.1, respektivisht 7.3. /Telegrafi/
Bournemouth:
Arsenal: