Telegrafi

Bounou më i miri: Sevilla 2-1 Manchester United, notat e lojtarëve

Sevilla vs Manchester United (Photo by Martin Meissner/Pool via Getty Images/Guliver)

Sevilla ka mposhtur 2-1 Manchester Unitedin për të kaluar kështu në finale të Ligës së Evropës.

Golat për skuadrën spanjolle i shënuan Suso dhe Luuk de Jong, derisa për Djajtë e Kuq realizoi Bruno Fernandes nga penalltia.

Sevilla ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.81, ndërsa Unitedi u vlerësua me 6.69.

Lexo po ashtu Sevilla vazhdon traditën, kalon në finalen e Ligës së Evropës në fitoren ndaj Unitedit

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte portieri Yassine Bounou që u notua me 7.9, shkaku i disa pritjeve vendimtare.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte David de Gea me vlerësimin 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Sevillës (Foto: WhoScores)

 

Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScores)

 

/Telegrafi/