Sevilla ka mposhtur 2-1 Manchester Unitedin për të kaluar kështu në finale të Ligës së Evropës.
Golat për skuadrën spanjolle i shënuan Suso dhe Luuk de Jong, derisa për Djajtë e Kuq realizoi Bruno Fernandes nga penalltia.
Sevilla ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.81, ndërsa Unitedi u vlerësua me 6.69.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte portieri Yassine Bounou që u notua me 7.9, shkaku i disa pritjeve vendimtare.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte David de Gea me vlerësimin 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/