Telegrafi

Bougainville po voton në referendum për ndarje nga Papua Guinea e Re

Kolonia që dikur i përkiste Gjermanisë, po voton ne referendum për pavarësi dhe nëse mund të bëhet shteti më i ri në botë.

Ishulli i pasur me minerale, mund të ketë në një të ardhme të afërt, shumë projekte nga investuesit e ndryshëm, transmeton Telegrafi.

Që kur janë hapur vendvotimet në mëngjesin e sotëm, votuesit janë nisur që të hedhin votën, në përpjekje që të ndahen nga Papua Guinea e Re dhe Bougainville të jetë e pavarur.

Sipas Deutsche Welle, nëse referendumi kalon, provinca autonome me 206 mijë banorë, bëhet shteti më i ri dhe vendoset një qetësi më e qëndrueshme.

Ky referendum është pjesë e një marrëveshje paqeje të vitit 2001, që përfundoi një luftë të përgjakshme civile midis Bougainville dhe Papua Guineas së Re, që la të paktën 15,000 njerëz të vdekur.

Referendumi paraqet dy mundësi, ose një autonomi më të madhe nga Papua Guinea e Re, ose pavarësi e plotë. Bazuar në disa sondazhe të besueshme, pritet që të fitojnë mbështetësit e pavarësisë së plotë.

Megjithatë, referendumi nuk është vendimtar dhe për ratifikim, nevojitet të votohet nga parlamenti në Papua.

Derisa ekziston frika se Bougainville e pavarur, mund të krijojë një precedent për lëvizjet e tjera të pavarësisë në Papua Guinea e Re, refuzimi i referendumit mund të rrezikojë destabilizimin e procesit të paqes.

Të paktën deri në mesin e dhjetorit, nuk pritet të dalin rezultatet e referendumit, pasi shumë komunitete janë të izoluar dhe disa jetojnë në ishuj më të vegjël përreth. /Telegrafi/