Sven Botman mund të quhet një futbollist i ri i Milanit, edhe pse zyrtarizimi ende mungon.
Mbrojtësi holandez ka shkëlqyer dy vitet e fundit me Lille në Ligue 1 dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Newcastle United ka këmbëngulur për transferimin e tij, por pa arritur ta bind klubin francez dhe vet lojtarin për tu transferuar në St James Park.
Por ka qenë gazeta italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ që ka raportuar se Botman ka refuzuar përfundimisht Newcastlen dhe ka zgjedhur Milanin.
Lojtari nuk është i interesuar për tu transferuar tek klubi anglez dhe preferon Milanin.
Gjithnjë sipas mediumit italian, Botman tanimë ka një marrëveshje me Milanin dhe po pret vetëm që kuqezinjtë të gjejnë gjuhë të përbashkët me Lillen për transferimin e tij.
Holandezi pritet të transferohet në verë te Milani, derisa besohet se transferimi i tij do t’i kushtojë Rossonerëve rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/