Site icon Telegrafi

Botman flet për interesimin e Milanit dhe Newcastles: Dua të bëjë një hap përpara në karrierë

Sven Botman është njëri nga mbrojtësit më premtues në futbollin evropian.

Qendërmbrojtësi holandez ka kaluar formë fantastike në dy vitet e fundit me skuadrën franceze Lille dhe këtë verë pritet ta bëj hapin e madh në karrierë.

Milan dhe Newcastle Untied janë dy skuadrat që po garojnë për transferimin e holandezit në radhët e veta.

Lille synon që të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit pasi ofertat nuk mungojnë.

22-vjeçari ka folur për të ardhmen e tij, duke thënë se dëshiron ta bëjë një hap para në karrierë.

“Nuk e di nëse ishte ndeshja ime e fundit është luajtur me Lille, por besoj se po. Qëllimi im është që të bëj një hap përpara. Shpresoj që transferimi të vij sa më parë në mënyrë që të kem mundësi të përgatitem”.

“Milan dhe Newcastle? Janë dy klube të interesuara, por nuk mund të them diçka më shumë”.

“Ajo që dua të bëj është të bëj një hap përpara dhe të luaj në një kampionat të bukur, mezi po e pres. Por nuk është vetëm klubi dhe kampionati që e vendosin, duhet gjithashtu të kem edhe një ndjenjë të mirë aty ku do të shkoj”, deklaroi Botman. /Telegrafi/

Exit mobile version