Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve organizon promovimin e botimeve të Institutit, të realizuara gjatë vitit 2015, transmeton Telegrafi.
Për vlerën e këtyre botimeve, përveç profesorit universitar Sefer Tahiri, sekretar shkencor në ISHKKSH, do të flasin edhe mysafirët tjerë nga vendi, nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Promovimi do të bëhet ditën e mërkurë (02 mars), ora 13 në QKI- Shkup. /Telegrafi/