Site icon Telegrafi

Botërori 2023 për femra: Grima zbardh listën e Kombëtares, nisin përgatitjet për Armeninë dhe Poloninë

Kombëtarja shqiptare e femrave rikthehet në fushë në kuadër të dy ndeshjeve të radhës për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e 22 futbollisteve që do të grumbullohen për dy sfidat zyrtare ndaj Armenisë dhe Poloninë.

15 prej vajzave aktivizohen me klube të kampionatit shqiptar, 3 në klubet e Kosovës dhe 4 me klube të huaja. Ndryshimet në listë krahasuar me grumbullimin e fundit janë të vogla, me pjesën më të madhe e lojtareve të ekipit baze nuk mungojnë.

Skuadra do të nisë këtë të diel grumbullimin në Durrës, teksa sfida e parë ndaj Armenisë do të luhet në shtëpi më 21 tetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Ndeshja e dytë është në transfertë ndaj Polonisë, më 26 tetor, ora 19:45 në “Tychy Stadium”.

Deri më tani Kombëtarja e femrave ka marrë 1 pikë në dy ndeshjet e para, pasi u mund nga Belgjika në transfertë dhe barazoi me Kosovën në shtëpi.

Shqipëria është shortuar në Grupin F të eliminatoreve të Botërorit, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë.

Më poshtë edhe lista e futbollisteve të thirrura nga trajneri Grima për dy ndeshjet e tetorit:

Exit mobile version