Telegrafi

Bota vazhdon të interesohet për Monroe, ky ishte fotosesioni i fundit i ikonës hollivudiane (Foto)

Fotografitë e mëposhtme të Marilyn Monroe janë bërë nga George Barris në një plazh të Santa Monicas me 13 korrik të vitit 1962.

Vetëm tri javë më pas, ylli i hollivudian, në atë kohë 36 vjeçare, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Këto tetë printime nga ky fotosesioni janë shitur në ankandin e Bloomsbury në Londër, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht fotografitë ishin planifikuar të paraqiten në librin e shkruar nga Barris, “Marilyn: Her Life In Her Own Words”, por për shkak të vdekjes së saj tragjike, fotografi vendosi që të mos i publikojë ato.

Kjo seri e fotografive që e shfaq Monroe duke pozuar në plazh, është quajtur “Fotografitë e Fundit”.