Telegrafi

Bota po tallet me presidentin rus pas intervistës me gazetarin amerikan

Në intervistën e tij me gazetarin Tucker Carlson, presidenti rus Vladimir Putin kaloi nëpër narrativën historike të pushtimit të tokave ukrainase.

Ai shpjegoi themelimin e dinastisë Ryurik në vitin 862 pas Krishtit, pagëzimin e Rusisë, Joseph Stalinin, dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Kjo intervistë dukej si mësim historie, me profesor Putinin i cili justifikon veten pse ka filluar luftën kundër Ukrainës.

“Më lejoni t’ju jap një mësim të shpejtë historie”, i thotë Putin gazetarit.

Por, jo të gjithë kanë kohë për të parë intervistën e plotë, dhe për të dëgjuar mësime nga presidenti rus.

Madje, shumë nga shikuesit iu referuan intervistës me citatin e famshëm të Aleksandrit III i cili ka thënë se “Rusia ka vetëm dy aleatë, ushtrinë dhe marinën”, duke lënë të nënkuptohen qëllimet e shtetit rus për pushtimin e tokave ukrainase./Telegrafi/