Site icon Telegrafi

Bota përkulet para dyshes Real-Ronaldo

Real Madrid është shpallur sërish kampion i Evropës.

Madrilenët triumfuan në finale kundër Juventusit me rezultat 4-1.

Kjo ka bërë që një klub për herë të parë të rrëmbej trofeun e kampionit dy herrë rresht, transmeton Telegrafi.

E titujt e meidave botërore ishin plot lavdërime për skuadrën e drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane.

Legjendë është fjala më e përdorur nga faqet sportive evropiane për të përshkruar triumfin e Real Madrid në Cardiff.

Jo vetëm “Marca” dhe “AS”, të përditshmet e Madridit, por edhe “L’Equipe” ka theksuar arritjen historike të madrilenëve, të parët që fitojnë dy herë rresht Championsin. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version