Derisa Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, një mori organizatash sportive ndërkombëtare dhe organe drejtuese janë përgjigjur gjithashtu duke vënë në shënjestër Vladimir Putinin dhe atletët e tij me sanksione të ashpëra në forma të ndryshme dhe presidentit rus i janë hequr titujt e shumtë të nderit sportiv.
Veçanërisht sportistët rusë dhe bjellorusë nuk u lejuan të garojnë në Lojërat Paraolimpike Dimërore 2022 në Pekin.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) njoftoi gjithashtu se kishte tërhequr Urdhrin Olimpik – çmimi më i lartë i lëvizjes olimpike – i dhënë te Putini.
Ndërkohë, organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, dhe organi evropian i futbollit, UEFA, kanë pezulluar të gjitha ekipet ndërkombëtare dhe klube ruse nga garat e tyre “deri në njoftimin e radhës”.
“Vladimir Putin ka qenë i apasionuar pas sporteve dhe përdorimit të sportit për të projektuar rëndësinë e Rusisë në skenën botërore dhe për t’i kthyer popullit rus një ndjenjë krenarie për suksesin e tyre në skenën botërore”, deklaroi Michael Payne, ish-kreu i marketingut në IOC për CNN.
Payne shtoi se ndikimi më i menjëhershëm i sanksioneve mund të jetë sfidimi i narrativës së Kremlinit për konfliktin.
Situata nuk tregon në përmirësim të gjendjes dhe Putin mund të përballet me sanksione edhe më të ashpra në ditët e ardhshme. /Telegrafi/