Telegrafi

Boston rikthehet te fitorja, Lakers pësojnë në shtëpi nga Memphis

Pas tri humbjeve të njëpasnjëshme në NBA, Boston Celtics ka arritur të marrë një fitore.

Kampionët e shumëfishtë të NBA-së, kanë triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Charlotte Hornets me 16 pikë diferencë, 119:103.

Fundori amerikan, Kyrie Irving ishte më meritori për këtë fitore me 25 pikë e pesë asistime.

Lojë të mirë bëri edhe Jayson Tatum që shtoi 17 pikë të tjera në 23 minuta sa qëndroi në parket.

Kemba Walker ishte shënuesi më i mirë tek mysafirët me 21 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Befasi e madhe ka ndodhur në Kaliforni, ku Los Angeles Lakers kanë pësuar humbje në Stamples Center.

Ekipi i drejtuar nga Luke Walton pësoi para adhuruesve të vet nga Memphis Grizlies me tetë pikë epërsi 99:107.

Jackson me 27 pikë e nëntë ishte më efikasi tek mysafirët, ndërsa Gasol e Conley shtuan nga 17 të tjera në këtë triumf të Grizlies.

Për vendasit më efikasit ishin LeBron James me 22 pikë e Brandon Ingram me 20 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Detroit – Atlanta Hawks 95:98

Indiana Pacers – Washington Wizards 105:89

Boston Celtics – Charlotte Hornets 119:103

Brooklyn Nets – Phoenix Suns 111:103

 

Cleveland Cavaliers – Chicago Bulls 92:112

Orlando Magic – Miami Heat 91:115

 

Sacramento Kings – New Orleans Pelicans 122:117

Oklahoma City Thunder – Minnesotta Timberwolves

Golden State Warriors – LA Clippers 129:127

Portland Blazers – Dallas Mavericks 121:118

 

LA Lakers – Memphis Grizlies 99:107