Boston Celtics e mbyllën çështjen e kualifikimit në raundit gjysmëfinal të Konferencën e Lindjes, pasi triumfuan edhe në përballjen e katërt ndaj Indiana Pacers me rezultatin 106-110 me serinë që mbyllet me shifrat e thellë 4-0.
Skuadra nga Indiana u mundua të mbante në kontroll kundërshtarët nga Bostoni në “Bankers Life Fieldhouse”, por në mesin e çerekut të fundit, Celtics imponuan ritmin duke krijuar një distancë prej 10 pikësh, që mjaftoi në fund për të siguruar fitoren, edhe pse me vetëm katër pikë diferencë – transmeton SuperSport.
Shtatë nga nëntë basketbollistët miq shënuan më shumë se 10 pikë, të udhëhequr nga Hayward me 20 pikë, ndërsa Jayson Tatum dhe Marcus Morris realizuan secili 18 pikë e tetë rikthime.
Në raundit tjetër të ‘play offit’, Boston Celtics do të përballen me fituesit e çiftit Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets (3-1).
https://www.youtube.com/watch?v=OWHK6sMq__o