Telegrafi

Boston Celtics me fitore të thellë prej 44 pikëve ndaj Spurs

Boston Celtics ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA, teksa kanë mposhtur San Antonio Spurs.

Për Celtics ishte ndeshja e tretë radhazi që fitojnë, pasi kanë mposhtur Spurs me 44 pikë diferencë, 137:93.

Ka qenë një mbrëmje magjike për yllin e Celtics, Jaylen Brown që e mbylli ndeshjen me 41 pikë, 13 kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Malcolm Brogdon me 20 pikë, derisa Derrick White shtoi 19 të tjera.

Te skuadra mysafire më efikasi ishte qendra Zach Collins me 21 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Me këtë fitore Celtics vazhdojnë të mbeten në pozitën e dytë në Lindje, derisa Spurs janë në vendin e parafundit në Konferencën e Perëndimit. /Telegrafi/