Site icon Telegrafi

Bosnja me yje ndaj Shqipërisë

Bosnje-Hercegovina do të vijë me të gjithë arsenalin e saj në “Elbasan Arena” për të luajtur kundër Kombëtares shqiptare.

Trajneri i skuadrës boshnjake, Mehmed Bazdareviç publikoi listën e 24 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës, ku është edhe miqësorja me skuadrën e De Biasit.

Kështu në listën e të përzgjedhurve spikat emri i portierit të Çelsit, Asmir Begoviç e sidomos ata të Miralem Pjanic dhe Edin Dzeko, të cilët luajnë në Serinë A me Juventusin e Romën.

Po kështu pritet të bashkohet me skuadrën edhe Senad Luliç i Lazios. Vlen të theksohet se Dzeko dhe Luliç do të jenë të gatshëm vetëm për ndeshjen me Shqipërinë, pasi ndaj Gjibraltarit nuk mund të luajnë se janë të skualifikuar.

Sfida Shqipëri-Bosnje do të luhet në 28 mars dhe do të jetë e pesta mes këtyre skuadrave.

Në 4 përballjet e para, bilanci flet për ekuilibër të plotë pasi të dyja ekipet kanë nga një fitore e një humbje, ndërkohë që kanë regjistruar edhe dy barazime.

Lista e plotë:

Asmir Begović (FC Chelsea), Ibrahim Šehić (FC Qarabag), Kenan Pirić (HŠK Zrinjski), Ermin Bičakčić (TsG Hoffenheim), Toni Šunjić (US Palermo), Edin Cocalić (KV Mechelen), Ervin Zukanović (Atalanta Bergamo), Dario Dumić (NEC Nijmegen), Sead Kolašinac (FC Schalke 04), Daniel Pavlović (UC Sampdoria), Miralem Pjanić (Juventus), Mario Vrančić (SV Darmstadt 98), Gojko Cimirot (PAOK), Sanjin Prcić (Stade Rennais FC), Amer Gojak (GNK Dinamo Zagreb), Edin Višća (Istanbul BB SK), Avdija Vršajević (Osmanlispor), Danijel Milićević (KAA Gent), Rade Krunić (Empoli), Vedad Ibišević (Hertha BSC), Riad Bajić (Konyaspor), Armin Hodžić (GNK Dinamo Zagreb), Kenan Kodro (CA Osasuna), Milan Đurić (Bristol City FC), Tomislav Tomić (HŠK Zrinjski), Haris Duljević (FK Sarajevo), Miroslav Stevanović (FK Željezničar), Samir Memišević (FC Groningen)

Exit mobile version