Ministria e Jashtme e Bosnjës ka lëshuar vizat për përfaqësuesen e Kosovës U-16.
Në Bosnjë po mbahet Kampionati Evropian në basketboll për grupmoshat U16 dhe ministria e jashtme e këtij vendi nuk lëshoi vizat për të rinjt shqiptarë të Kosovës që të përfaqësojnë vendin e tyre.
Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, ka konfirmuar se FIBA ka ndikuar me presionin e saj që Bosnja të lejojë vizat për djemtë nga Kosova.
Pos FIBA-s presion të shtuar ka bërë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të parandaluar një rast të paprecedent në sportin ndërkombëtar.
Ekipi i Kosovës U16 niset në ora 23:00 drejt Bosnjës dhe performancën e parë e zhvillon në ditën e tretë të Kampionatit, të shtunën. /Telegrafi/