Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se thelbi i konfliktit në këtë lëvizje është rivaliteti ndërmjet Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit, e jo ai në mes të Kurtit e Molliqajt.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se tani për tani nuk po shpërfaqet ky konflikt nga frika e përçarjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, nëse nuk arrihet kompromisi i madh ndërmjet Kurtit dhe Ahmetit, përçarja e kësaj partie është e pashmangshme.
Megjithatë, Maliqi ka shprehur skepticizëm se një kompromis i tillë mund të arrihet. “Nëse dështon kompromisi i madh, çarja është praktikisht e pashmangshme”, ka thënë Maliqi.