Telegrafi

Boshnjakovski: Qëndrimi i Qeverisë për emrin ngelet i njëjtë

Qëndrimi i Qeverisë në lidhje me propozimin e fundit për emrin është i pandryshueshëm, ndërsa ngelët të presim rezultatet e takimit të nesërm në mes ministrave për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzia.

Do të kemi informata zyrtare çka do ta ndajmë me opinionin, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë shtypin e sotëm duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për takimin e nesërm në New York, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi i Qeverisë çka e përcjelli kryeministri Zaev dhe ministrat Sheqerinska dhe Dimitrov qëndron i njëjtë. Mendoj se propozimi i dhënë nga ana jonë pas takimit të liderëve i përfshinë të gjithë aspektet për mbrojtjen e identitetit dhe popullit maqedonas, në mes të gjithëve i gëzon të gjithë pjesëtarët tjerë të cilët e përbëjnë Maqedoninë si shtet multietnik. Mendoj se ky është një propozim i mirë për zgjidhjen përfundimtare”, tha Boshnjakovski./Telegrafi/