Telegrafi

Boshnjakovski: Këshilltarët e Zaevit kushtojnë tre herë më pak se të Gruevskit (Video)

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, sot në konferencë për shtyp ka komentuar edhe numrin e këshilltarëve që ka kryeministri aktual i vendit, Zoran Zaev.

Ai tha se zaevo ka 54 këshilltarë të cilët sipas tij, kushtojnë tre herë më pak se ish-kryeministri Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Boshnjakovski para gazetarëve tha se nuk është i saktë informacioni se kryeministri Zoran Zaev ka numër të madh të këshilltarëve.

“Saktësisht këshilltarët kanë punuar në tre pozicione: këshilltarë, këshilltarë të veçantë, të cilët çdo ditë janë paraqitur në vendet e tyre të punës dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të cilët kanë punuar sipas nevojës. Ka pasur personalitete të cilët janë të njohur për opinionin”, tha Boshnjakovski./Telegrafi/