Telegrafi

Boshnjakovski: Gazeta Zyrtare ka bërë lëshime me publikimin e dekreteve të nënshkruara nga Ivanovi

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mile Bosnjakovski, gjatë konferencës së sotme për shtyp ka pranuar se Gazeta Zyrtare ka bërë lëshime kur ka publikuar vendimet ligjore të dekretuara nga presidenti Gjorge Ivanov me emrin e vjetër të Maqedonisë.

Dekretimet e fundit të ligjeve të cilat i ka publikuar Gazeta Zyrtare të nënshkruar nga Ivanov më 26 shkurt, janë me emrin “President i Republikës së Maqedonisë”. Sipas Boshnjakovskit kjo ka qenë një gabim i bërë nga Gazeta Zyrtare dhe se ato nuk është dashur të publikohen, sepse Maqedonia ka emër të ri kushtetues, ndërsa emri i institucionit të cilin e udhëheq Ivanovi është ndryshuar në “President i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Po ajo i ka ndodhur Gazetës Zyrtare. Ajo që është bërë u konstatua si gabim. Për momenti procedura po vazhdon, por bëhet rishikim specifik. Kur të mbarojë analiza, do të dihen hapat e ardhshme rreth publikimit të dekreteve me emrin e vjetër”, tha Boshnjakovski.

Boshnjakovski foli edhe për rastet e reja me sëmundjet infektuese të mikrobit MRSA, ku tha se nuk ka nevojë që të bëhet panik. Ai tha se bëhet fjalë për bakterie të grupit stafilokokut.

Boshnjakovski konfirmoi se në një çerdhe të Çairit janë zbuluar tre raste me mikrobin MRSA./Telegrafi/