Telegrafi

Boshnjakovski demanton se kërcënohen deputetët e OBRM-PDUKM-së

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” shkroi se “Kryeministri në mënyrë kategorike i demanton informacionet e rreme në ‘Kurir’ dhe ‘Republika’ se ‘Qeveria bën presion të madh ndaj deputetëve dhe i kërcënon me të gjitha mundësitë.

Ai shkruan se lajmet janë shpifje dhe ofendim dhe se për këtë do të ketë përgjegjësi para ligjeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, nëpërmjet një konference për shtyp të OBRM-PDUKM-së përmes Sekretarit të Përgjithshëm të po kësaj partie, Igor Janushev tha se deputetëve të OBRM-PDUKM-së i janë ofruar para prej 250 mijë eurove deri në 2 milion euro.

Lexo po ashtu Janushev: Presione, kërcënime dhe ofrim të parave ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së (Video)

Sonte është paraparë të fillojë votimi i katër neneve të Kushtetutës së Maqedonisë, ku ndryshohet emri i shtetit bazuar nga marrëveshja me Greqinë./Telegrafi/