Site icon Telegrafi

Boshkoski: Do të ndryshojmë ligjin e ‘Branitellave’

Bartësi i listës të koalicionit ‘OBRM për Maqedoni’ në Njësinë Zgjedhore numër 5, Ljube Boshkoski, sot në takim me qytetarë në Manastir tha se pas zgjedhjeve do të inicojë ndryshime të ligjit për ‘Branitellët’, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në programën tonë ka një vend të posaçëm kushtuar mbrojtësve të mëmëdheut gjatë luftës së vitit 2001. Ne do të realizojmë të gjithë pikat e parealizuara nga ligji aktual. Maqedonia nuk guxon të harroj heronjtë.” tha mes tjerash Boshkoski.

Ky koalicion do të vazhdojë sot me tubime me qytetarë në komunën Gjorçe Petrov./Telegrafi/

Exit mobile version