Telegrafi

Krerët e teknologjisë dëshmojnë para Senatit amerikan

Shefat ekzekutivë të kompanive të mëdha kanë dëshmuar gjatë një seance në Senatin amerikan lidhur me sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale.

Të pranishëm ishin krerët e Meta-s, TikTok-ut, Snapit, X dhe Discordit, të cilët u morën në pyetje për pothuajse katër orë nga senatorët e të dyja partive, transmeton Telegrafi.

Ligjvënësit dëshironin ta dinin se çfarë po bëjnë ata për t’i mbrojtur fëmijët në rrjetet sociale.

Shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg u ka kërkuar familjeve amerikane të cilat thanë se fëmijët e tyre ishin prekur në një farë forme nga mediet sociale.

“Askush nuk duhet të përjetojë atë që ata përjetuan”, tha Zuckerberg para Senatit amerikan.

Zuckerberg ka në pronësi kompaninë Meta, kompania mëmë e Instagram dhe Facebook. /Telegrafi/