Borxhi publik i përgjithshëm i Britanisë së Madhe është rritur në 2.39 trilionë euro.
Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare për Statistika (ONS), në muajin dhjetor të vitit 2020, borxhi mujor publik i vendit përveç bankave publike ishte 38.3 miliardë euro.
Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak borxhi mujor publik i Britanisë ishte 28.2 miliardë sterlinë.
Sipas të dhënave të fundit, borxhi publik neto i Britanisë së Madhe përveç bankave publike për periudhën nga prilli i vitit 2020, kur filloi periudha tatimore, e deri në dhjetor është rritur në 374.8 miliardë euro.
Ndërkohë borxhi i përgjithshëm i vendit u rrit në 99.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke arritur në 2.39 miliardë euro.
Shifra në fjalë nëse krahasohet me përqindjen e borxhit publik me PBB-në është niveli më i lartë që nga viti 1962.
Rregullimet e buxhetit në Britani që u ndikuan nga pandemia COVID-19 pritet të njoftohen më 3 mars. /Telegrafi/