Site icon Telegrafi

Borxhi i Komunës së Dojranit ndaj Komisionit Evropian, do të kërkohet ndihma e qeverisë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, i cili në Bruksel po merr pjesë në mbledhjen e përbashkët të komunave të Maqedonisë me Komitetin evropian të rajoneve, njoftoi se në seancën e radhës qeveritare do të kërkojnë ndihmë për borxhin që Komuna e Dojranit e ka ndaj Komisionit Evropian.

“Njësitë lokale në Maqedoni ballafaqohen me disa pengesa në procesin e eurointegrimeve, mes të cilave edhe stabiliteti financiar i komunave”, tha Fazliu, duke përmendur shembullin e Dojranit, e cila i ka borxh 150 mijë euro Komisionit Evropian, për projektet e parealizuara në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Dojrani duhet t’i kthejë BE-së 150 mijë euro për lëshime në projektin e filtrimit të ujit

Ai tha se për shkak të këtij borxhi, Maqedonia ballafaqohet me rrezikun që të mos i ndahen mjete për ndihmë teknike për realizimin e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar nga Komisioni Evropian.

Fazliu shpjegoi se problemi i këtij borxhi është i kryearit paraprak të kësaj komune./Telegrafi/

 

Exit mobile version