Barcelona ishte një nga klubet më aktive në afatin kalimtar veror, duke shpenzuar mbi 153 milionë euro, pavarësisht se klubi u përball me probleme në regjistrimin e lojtarëve.
Por pavarësisht kësaj, gjiganti spanjoll mbetet në një deficit të madh, ndërsa janë të paktën 102 milionë euro që Barcelona i detyrohet kapitenëve, Gerard Pique dhe Sergio Busquets.
Ata, për të ndihmuar klubin në momente të vështira, hoqën dorë nga një pjesë e financave që u takonin, pra pranuan pagesën me këste dhe Barcelona detyrohet t’ua paguajë deri në fund të vitit 2024.
Prej tyre 52 milionë euro shkojnë për mbrojtësin, ndërsa 50 milionë euro për mesfushorin.
Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të jetë në gjendje të respektojë kontratën apo nëse anëtarët e vjetër të skuadrës do t’i duhet përfundimisht t’i kërkojnë ato përmes gjykatave. /Telegrafi/