Site icon Telegrafi

Borussia Dortmund i ka vendosur çmimin Jamie Gittens – ka interesim nga Chelsea dhe Bayern Munich 

Anësori i Borussia Dortmundit, Jamie Gittens, mund të largohet nga klubi gjatë verës, sipas BILD . 

Ky medium raporton se klubi gjerman po kërkon të marrë 80-100 milionë euro për 20-vjeçarin anglez.  

Për lojtarin kanë shfaqur interesim Chelsea dhe Bayern Munich. 

Më parë u raportua se Borussia Dortmund do të preferonte ta shiste Gittens te një klub i huaj dhe jo te Bayern Munich. 

Gittens iu bashkua zikaltërve në vitin 2020 si lojtar i lirë nga Manchester City. Kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2028.  

Këtë sezon ai ka luajtur 32 ndeshje për klubin gjerman, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 3 asistime. /Telegrafi/  

Exit mobile version